/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije për dy raste, që ndodhen në Gjilan, një vjedhje e rendë dhe një rast I mashtrimit. Duke folur për rastin e vjedhjes , nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal, në Drejtorinë Rajonale të Policisë – Gjilan, ka thënë se ankuesi, ka raportuar se nga persona të panjohur me forcë i është hapur dera e hyrjes së shtëpisë, ku kanë depërtuar brenda dhe kanë vjedhur 114 telefona celular të llojeve “Samsung” dhe “I-Phone”, në vlerë të përgjithshme rreth 7000€ dhe 70€ para të gatshme. Rasti i referohet hetuesisë.
Ndërsa, te rasti i mashtrimit, nënkolonel Azizi ka bërë të ditur se ankuesi ka deklaruar se i dyshuari, kishte një lidhje për rregullimin e vizave për ne Itali, dhe se atij ia kishte dhënë pasaportën për t’ia bërë vizën po i dyshuari nuk ja kishte kthyer dokumentin (Pasaportën). Rasti procedohet në hetuesi. /2L ONLINE/