/2L ONLINE/Autoritetet policore kanë raportuar për dy raste që e kanë karakterizuar 24 orëshin e fundit , një në Kamenicë dhe një në Viti. Në Kamenicë, gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie dhe tre copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa në Viti, lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti është goditur nga rimorkio e traktorit derisa drejtonte i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/