Sipas Departamentit të Policisë Kufitare, vetëm brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar raste të ndryshme të transportit ilegal të druve, shkatërrim të pyllit dhe të kontrabandës me dru, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ja rastet në fjalë:
TRANSPORT ILEGAL I DRUVE
· Fsh. Vërmicë, Prizren 22.10.2021 – 13:00. Njësitë policore kanë ndaluar automjetin transportues (kamion) me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti ishte duke transportuar rreth 6m3 dru pa dokumentacion përcjellës. Sasia e drunjtëve është konfiskuar nga zyrtarët e pylltarisë, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
· Fsh. Shushicë, Istog 22.10.2021 – 13:10. Njësitë policore kanë ndaluar një traktor të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti ishte duke transportuar rreth 5m3 dru pa dokumentacion përcjellës. Sasia e druve dhe traktori janë sekuestruar është konfiskuar nga zyrtarët e pylltarisë, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
SHKRETËRIM I PYLLIT
Fsh. Mokne, Istog 22.10.2021 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti është takuar duke prerë dru në pyll. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
KONTRABANDIM ME MALLRA
Fsh. Muqibabë, Gjilan 22.10.2021 – 15:45. Njësiti policor ka ndaluar një traktor me ngasës mashkull kosovar, gjatë kontrollit është vërejtur se në të kishte të ngarkuar dru 4m3 pa dokument transporti si dhe të pa damkosura. Me urdhër të prokurorit rasti i dorëzohet Doganës së Kosovës.
KONTRABANDIM ME MALLRA
Fsh. Dumnicë e Poshtme 22.10.2021 – 19:00. Njësiti policor ka ndaluar një traktor me ngasës të dyshuarin mashkull kosovar, gjatë kontrollit është vërejtur në të kishte të ngarkuar dru pa dokument transporti. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që traktori dhe drutë të dorëzohen në terminalin doganor. /2LONLINE.com/