Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste të fotografimit të paautorizuar dhe armëmbajtjes pa leje
Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të fotografimit të paautorizuar dhe armëmbajtjes pa leje, transmeton 2LONLINE.com.
Këto raste janë regjistruar në Gjilan dhe Viti.
INCIDENTET KRIMINALE
FOTOGRAFIM I PAAUTORIZUAR
Gjilan/ 02.01.2024. Në lidhje me rastin më 05.02.2024 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Dëshmorët e Kombit, Viti / 05.02.2024-17:15. Policia gjatë patrullimit kanë takuar të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur) duke mbajtur në dorë një armë-pushkë me diabolla. Arma i është konfiskuar ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.