Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të dhunës në familje, vjedhjeve të rënda dhe aksidentit të trafikut, transmeton 2LONLINE.com.
Këto raste janë regjistruar në Gjilan dhe Viti.
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE
Viti / 27.11.2023 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
VJEDHJE E RËNDË
Gjilan / 25.10.2023 – 13:30. Më 27.11.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se dyshohet se ka vjedhur kasafortën me disa para nga objekti i xhamisë. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Raport shtesë
VJEDHJE E RËNDË
Viti / 01.06.2023 – NN. Lidhur me rastin, më 27.11.2023 janë identifikuar dhe arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K-Shqiptar. Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
RASTET TJERA – NGJARJET:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Gjilan / 27.11.2023 – 00:20. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku midis dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e njërës nga automjetet, e cila ka pranuar trajtim të nevojshëm mjekësor. /2LONLINE/