Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të dhunës në familje, kanosjes dhe të armëmbajtjes pa leje.
Raporti i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Viti 31.08.2022 – 13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
KANOSJE
Rr. Kemajl Azizi, Viti 01.09.2022 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Kravaricë, Gjilan 01.09.2022 – 16:50. Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar me ç’rast ku janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, 33 fishekë, dy karikator, 10 copë diabolla, një rrethatore për fishke dhe një fotrollë për pistoletë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /2LONLINE/