DYLON

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 21 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 56 aksidente  trafiku, 21 me lëndime dhe 35 me dëme materiale, por pa të lënduar.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 19 persona, 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/