Autoritetet policore, në raportin e tyre për ngjarjet e regjistruara në 24 orët e fundit, kanë bërë me dije për dy raste të “dhunës familjare” që janë raportuar të kenë ndodhur në Viti e Gjilan.
Sipas policisë, në Viti është arrestuar i dyshuari pasi që, i njëjti, pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht renë e tij (nusen e djalit).
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa, në rastin tjetër, në Gjilan është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti vazhdimisht ushtronte dhunë ndaj prindërve, duke i kërcënuar dhe duke iu kërkuar të holla.
Me urdhër te prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.
Policia po ashtu ka raportuar edhe për një rast “lëndim i lehtë trupor”.
Sipas raportit të policisë në fshatin Livoç i Epërm të Gjilanit, është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, e ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është ndaluar për 48-orë.