Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të armëmbajtjes pa leje, dhunës në familje, personit të zhdukur dhe aksidentit të trafikut, transmeton 2LONLINE.com.
Këto raste janë regjistruar në Gjilan, Kamenicë dhe fshatin Gjylekar të Vitisë.
INCIDENTET KRIMINALE
ARMËMBAJTJE PA LEJE /DHUNË NË FAMILJE
Kamenicë 05.12.2023-11:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar verbalisht dhe kanosur dy viktimat femra kosovare. Tek i dyshuari gjatë kontrollit të shtëpisë, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe 184 fishekë kalibrash të ndryshëm. Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
RASTET TJERA – NGJARJET:
PERSON I ZHDUKUR
Gjilan 05.12.2023-07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy viktimat femra kosovare kanë dalur nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti nën hetime.
AKSIDENT TRAFIKU
Fsh.Gjylekar, Gjilan 05.12.2023-17:30. Raportohet se e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë derisa ka qenë duke drejtuar veturën, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës ka goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK –Prishtinë. Rasti shkon në procedurë të rregullt. /2LONLINE/