(2L ONLINE) – Autoritetet policore kanë raportuar për dy raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në Komunën e Kamenicës e që janë klasifikuar nga policia si “vjedhje të rënda”. Për të dyja rastet policia tha se po hetohen.
Përndryshe, sipas policisë rasti i parë është shënuar në Lagjen Iliria, të Kamenicës ku ankuesi, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç’rast kanë demoluar orenditë dhe kanë vjedhur disa bizhuteri.
Njësiti përkatës policor po heton rastin.
Ndërsa edhe rasti tjetër ka ndodhur në Kamenicë , përkatësisht në rrugën “Emin Kryeziu”, ku ankuesi ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij, me ç’rast kanë vjedhur stoli ari dhe një orë me vlerë të përgjithshme rreth 600 euro. /2L ONLINE/
/fotoilustirm/