Autoritetet policore kanë bërë me dije për dy aksidente trafiku që kanë ndodhur, një në Gjilan dhe një në fshatin Llabjan ku ka pasur të lënduar.
Në rastin e parë, në rrugën “Hamdi Kurteshi” në Gjilan, policia ka bërë me dije se ka ndodhur aksident trafiku në mes një motoçiklete dhe një veture.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar pasagjeri i motoçikletës, i cili është ndaluar në Spital për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ndërsa, në rastin tjetër, në rrugën Gjilan-Prishtinë, në fshatin Llabjan ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy automjeteve civile të udhëtarëve me drejtues meshkuj K/Shqiptar dhe K/Serb.
Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve si dhe katër pasagjerët.
Të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Gjilanit dhe janë lënduar, ndërsa dy pasagjerët femra Kosovare janë hospitalizuar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Rasti procedohet me procedurë të rregullt.