Rrjeti i Grave të Kosovës ka prezantuar “Buxhetimin për Promovimin e Barazisë Gjjinore në Programet e Diasporës”.
Raporti në fjalë është në drejtim të zbatimit të dispozitave të Ligjit të ri për Barazi Gjinore, që ka të bëjnë me buxhetimin e përgjithshëm gjinor.
“Në emër të Ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjiek Dardan Gashi ju përshëndes dhe ju falënderojmë për bashkëpunimin duke qenë se ky raport do të ndikojë në punën e ministrisë” – ka thënë në fjalën e rastit zv. Ministri Qerim Bajrami.
Rrjeti i Grave të Kosovës ka bërë një punë të rëndësishme për identifikimin e sfidave me të cilat ministria përballet, mbase si cdo ministri tjetër në Republikën e Kosovës.
“Siç rekomandon dhe raporti, ne, do t’i ndihmojmë gratë duke mos I diskriminuar burrat në rastet e studentëve nga diaspora që kryejnë praktikën në ministrinë tonë, duke siguruar një pjesëmarrje më të ekuilibruar të grave dhe burrave në këto trajnime” – ka thënë këshilltari politik i ministrit dhe zv. Kryeministrit Kreshnik Berisha.
Drejtoresha e Rrjetit Igballe Rogova ka falënderuar Ministrinë për bashkëpunimin e deritashmë për të vazhduar me monitorimin e punës në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në të ardhmen.