Republika e Kosovë me komunat e saj ka marrë përsipër që në kudër të bashkëpunimit me shtetet evropiane do të marrë disa obligime dhe të drejta që shtetet evropiane zbatojnë. Këto lloj obligimesh kanë pasur të gjitha komunat, por përgjithësisht ka ngecje në realizim të kësaj agjende.
NGA: NEVZAD ISUFI
Në mesin e komunave të cilat kanë ngecje të theksuar në realizim të kësaj agjende është edhe komuna e Gjilanit.
Në vazhdim në bazë të këtij raportimi kemi disa nga parametrat, të cilët komuna e Gjilanit nuk i ka realizuar.
1. Ngritja e Burimeve njerëzore
Kështu në kuadër të masave për ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore komuna e Gjilanit bënë pjesë në kuadër të komunave që nuk ka hartuar ende këtë program.
Komuna e Gjilanit nuk bënë pjesë në grupin e komunave që kanë bërë ngritjen të transparencës komunale dhe ngritjes së Strategjisë për komunikim me publikun.
Sa i përket nivelit të zbatimit të akteve ligjore dhe nënligjore në komuna, si: bashkëpunimin i dobët në mes të nivelit qendror dhe nivelit lokal në hartimin e këtyre politikave, mungesa e konsultimit paraprake i cili është obligim ligjor, mungesa e stafit profesional në disa sektor, mungesa e pjesëmarrjes në trajnime me qëllim të aftësimit profesional, mungesa e informimit tek qytetarët, barrierat gjuhësore etj., komuna e Gjilanit nuk ka ofruar asnjë informacion.
2. Nga ekzistenca e ekonomisë funksionale e tregut
Nga kategoria e subvencioneve, sipas të dhënave, komuna e Gjilanit nuk është në mesin e komunave që kanë ndarë buxhet për subvencionimin e bizneseve.
3. Tatimet
Sa i përket planifikimi të pronës komunale për zhvillim ekonomik lokal, komuna e Gjilanit është në mesin e komunave të cilat nuk kanë publikuar regjistrin e pronës komunale.
4. Ndërmarrjet dhe politikat e industrisë
Komuna e Gjilanit është pjesë e komunave ku nuk është bërë funksionalizimi i zonave ekonomike.
5. Bujqësia dhe zhvillimi rurale
Fusha për bujqësi përfshinë një numër të madh të masave të cilat kërkojnë zbatueshmëri gjatë zhvillimit të aktiviteteve, ku zbatimi i duhur dhe efektiv i këtyre masave janë thelbësore për funksionimin e politikave të përbashkëta bujqësore evropiane. Andaj sa i përket hartimit të dokumenteve për rregullimin e mëtejshëm të tokave bujqësore, por edhe Plan Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural ndërsa planin për menaxhimin e tokave rurale, komuna e Gjilanit nuk ka plan të hartuar.
Sa i përket mbrojtjes së tokës bujqësore komuna e Gjilanit nuk ka inspektorë të bujqësisë.
6. Gjyqësori dhe të drejtat themelore
Për fuqizimin e nivelit lokal në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, komuna e Gjilanit nuk ka hapur ende këtë lloj strehimore dhe as që ka alokuar mjete për këtë qëllim.
Mrojta e të dhënave të komunës dhe ddhdhdh
7. Mbrojtja e minoriteteve
Në planin veprimeve për zbatimin e Strategjisë për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian, komuna e Gjilanit nuk ka hartuar fare plan.
8. Arsimi dhe kultura
Janë 16 komuna të cilat kanë zhvilluar projekte lidhur me sensibilizimin e nevojës së shkollimit të fëmijëve të komuniteteve Rom Ashkali dhe Egjiptian ndërsa Gjilani hyn në 13 komunat, ku nuk është zhvilluar asnjë projekt.
9. Mjedisi
Komunat e Gjilanit nuk hyn në kuadër të komunave që mbeten të përkushtuara në ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit si dhe në sistemin e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë, sepse nuk ka hartuar një plan të tillë. Po ashtu Komuna e Gjilanit nuk ka bërë ndonjë plan a fushatë vetëdijësuese për ruajtjen e ambientit.
10. Mbrojtja e konsumatorit dhe e shëndetit publik
Në fushën e shëndetit të nënës dhe fëmijës, komuna e Gjilanit hynë në radhën e komunave që nuk kanë organizuar asnjë trajnim.
Ndërsa në fushën e shëndetit publik konkretisht në zbatimin e ligjit kundër duhanit Gjilani është komuna ku nuk ka pasur fare inspektime dhe as që janë shqiptuar gjoba, e që nënkupton që nuk është zbatuar Ligji kundër duhanit.
Por është e kuptueshme, që pushtetin i LDK-së, nuk ka mund ta përmbush këtë agjendë, sepse ajo nuk ka arritur të përmbush as përafërsisht as projektet e dhe as premtimet që ka dhënë që nga marrja e mandatit e deri më tash. /2LONLINE.com/
Nevzad Isufi – Kryetar i Vetëvnedosjes në Gjilan