Përmbledhje Ekzekutive:
Fjala Hyrëse e Kryetarit të Komunës
E nderuar znj. Kryesuese e Kuvendit,
Të nderuar Anëtarë të Kuvendit,
Të nderuar Drejtorë dhe Përfaqësues së Institucioneve të Komunës,
Kam nderin dhe kënaqësinë që sot të paraqes para juve Raportin e Punës për periudhën gjashtë mujore të vitit 2018. Ky raport paraqitet para jush për t’ju dhënë detajet e nevojshme të angazhimit tonë për periudhën paraprake gjashtë mujore dhe në përputhje me Statutin e Komunës sonë. Fjalen time hyrëse e kam përpiluar në formë të një Përmbledhje Ekzekutive të Raportit, gjerësa për detaje dhe punët specifike sipas drejtorive dhe zyreve, ju lus t’i referoheni raportit të plotë.
Siç është theksuar edhe në raportet paraprake, viti që lamë pas ishte me proces zgjedhor dhe gjithashtu edhe një fillim i vitit me ndryshime në ekzekutivin e komunës që normalisht ka marr edhe kohë, por në të njëjtën kohë kemi shkaktuar edhe proces që është përcjellur me projekte, investime dhe konfirmime të fuqishme për investime në Komunën e Gjilanit.
Është raportimi periodik, për periudhën e parë të mandatit të dytë të punës. Besoj se suksesi ynë më i madh i përbashkët ka qenë tejkalimi i sfidave e barrierave në favor të qytetarit gjilanas. Me këtë moto, ne e mbyllëm vitin 2017 si një vit të suksesshëm për Gjilanin, përkundër të gjitha sfidave dhe barrierave që i patëm para vete dhe që edhe tani ato sfida janë aktuale karshi edhe sukseseve që kemi shënuar dhe që janë interes i përbashkët i të gjithë neve.
Raporti që po e prezantojmë sot përfshinë detaje nga këto të arritura dhe suksese duke mos lënë anash as punët që janë në proces të implementimit. Andaj, në vijim, do të përmend vetëm disa nga pikat kyçe të punës sonë në gjashtë muajt e kaluar të vitit 2018.
• Si zakonisht, po filloj me linjën e parë të punës së drejtpërdrejtë dhe të përditëshme me qytetarët, atë të Administratës së Përgjithëshme të Komunës. Atje tashmë është një drejtor tjetër, por që puna është duke vazhduar sipas planifikimit dhe planit të punës që është përgatitur në fillim të vitit. Në aspektin e ofrimit të shërbimeve administrative për qytetarët, Komuna e Gjilanit vazhdon të jetë kampion i efikasitetit dhe inovacionit në Kosovë dhe shembull në rajon përmes funksionalizimit dhe përdorimit të projekteve madhore të cilat janë bërë në kuadër të modernizimit të administratës sonë dhe kjo vazhdimisht shihet me pozitivitet nga ana e qytetarëve, sepse atje nuk ka pritje të gjata, shërbimet ofrohen në kohë të shpejtë, konform ligjit. Efikasiteti në këtë fushë të qeverisjes nuk ka munguar, përkundër volumit të madh të punës që është në baza ditore në këtë dikaster të rëndësishëm të Komunës.
• Në sektorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale kemi vazhduar me investime kapitale. Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, tashmë shihet puna që po bëhet në projektin Faqe 4 RAPORT Janar – Qershor 2018 e ndërtimit të objektit të QKMF-së “Nagip REXHEPI” që është në vlerë prej 1.5 milionë euro. Gjithashtu sektori i shëndetësisë primare është duke vazhduar me ofrimin e shërbimeve në të gjitha fushat, që nga kontrollat sistematike nëpër shkolla, ofrimin e vizitave mjekësore nëpër shtëpi, kujdesin ndaj qytetarit në të gjitha pikat që tashmë ekzistojnë Qendrat e Mjekësisë Familjare. Edhe në aspektin humanitar, Gjilani ka vazhduar me projektet për ndërtim të shtëpive për familjet në nevojë, asistenca sociale është duke vazhduar me të gjitha kategorit sipas ligjit dhe detyrimeve që ka Komuna dhe shteti në këtë rast. Po ashtu, përkundër kufizimeve buxhetore, ne kemi vazhduar të bartim koston e qërasë për mëse 45 familje në gjendje të rëndë socio-ekonomike dhe subvencionomin për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. Në këtë aspekt dua të përmendi edhe fillimin e punimeve në projektin për fëmijët e braktisur, pleqt, gratë të prekura nga dhuna në familje, në bashkëpunim me shtetin e Kuvajtit. Një hap tjetër që është duke u punuar në këtë rrafsh ka qenë e domosdoshme puna e lokacionit për varrezat6 dhe fillimin e procedurave për varrezat e reja të qytetit, që tashmë procedurat janë filluar dhe presim që shumë shpejt të vazhdohet me punë atje.
• Sikur edhe më parë, po ashtu edhe këtë vit, përveç përkujdesjes për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë, ne kemi shënuar suksese edhe në fushën e arsimit fillor dhe të mesëm që menaxhohet nga Komuna. Nxënësit tanë kanë vazhduar te shkëlqejne nëpër gara rajonale, republikane, e ndërkombëtare duke sjellë dhjetra medalje, mirënjohje, e çmime kryesore në Gjilan. Përkundër pamundësive adekuate financiare, ne kemi investuar në disa nga këta talentë të rinjë duke iu ndarë bursa akademike për shkollim të mëtutjeshëm në universitetet dhe kolegjet tona. Rasti i fundit është me përfaqësimin e Gjilanit dhe Kosovës nga tre nxënës tanë, në olimpiadën ndërkombëtare të matematikës që mbahet në Rumani. Edhe në aspektin infrastrukturor, ne kemi përmirësuar dukshëm situatën në fushën e arsimit në Komunën tonë. Kemi një qerdhe moderne tashmë të funksionalizuar, shkollën e arteve në ndërtim e sipër, renovime të shumta qoftë nga buxheti vetanak, nga donatorët apo edhe ministria e Arsimit.
• Përveç infrastrukturës arsimore e shëndetësore, Gjilani ka bërë investime të vrullshme edhe në infrastrukturën rrugore, të ujësjellësit, kanalizimit, trotuareve. Janë shtruar ose janë në shtrim e sipër shumica e rrugëve nëpër pjesët rurale të Komunës, nëpër fshatra dhe në qytet në proporcion të barabartë për kah aspekti buxhetor. Gjithashtu tashmë jemi duke punuar së bashku edhe me ministrinë në rrugën Gjilan-Ferizaj te rruga me katër korsi. Do të vazhdohet zgjerimi dhe intervenimi i saj deri në Kllokot. Investimi në rrugë të ndryshme në karadak, në Bresalc, Velekincë dhe gjithandej nëpër fshatra sikur që është duke u punuar edhe në shumë rrugica nëpër qytet në zonën urbane. Do të shfrytëzohet koha e mirë për fillimin e punimeve që nga tuneli deri në rrugën qarkore, për të filluar punimet në rrugën me katër korsi me standarte të lartë në drejtim të Prishtinës, e cila më pas do të vazhdohet deri në hyrje të fshatit Bresalc. Në aspektin e investimeve infrastrukturore pa asnjë dyshim Gjilani ka shënuar një ndryshim shumë të madh dhe besojmë shumë që pas përmbylljes së projekteve që janë të hapura dhe atyre në proces, pas projektit të hyrje daljeve dhe rrugës së Kumanovës, Gjilani do të ketë të mbyllur çështjen e asfaltimeve. Është përfunduar lagja e “Vishnjeve”, dhe po punohet në lagjen tjetër në “Porodin”. Problemi që kishim me Mirushën, tashmë ka shndërruar qendrën në rekreacion për qytetarët dhe pjesa e mbetur po punohet së bashku edhe me kompleksin e madh të Stadiumit me standarte ndërkombëtare të UEF-as dhe FIFA-s. Po punojmë jashtzakonisht shumë që të fillojmë projektin në lumin Stanishorka, që pretendohet se do të realizohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Faqe 5 RAPORT Janar – Qershor 2018 Zhvillim, dhe me qeverinë austriake, deri të investimi i kolektorëve dhe impiantit. Kjo do të ndodh, sepse jemi duke punuar jashtzakonisht shumë dhe besojmë se kjo punë të shpërblehet me investim për qytetarët e Gjilanit.
• Falë punës serioze të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Infrastrukturës, dhe Banimit, si dhe Drejtorisë së Planifikimit, Urbanizmit dhe Mjedisit, përveç investimeve kapitale të cekura më lartë, janë bërë përgatitjet e duhura dhe janë në proces të finalizimit edhe kontratat për sanimit e ndriçimit publik të qytetit, sinjalistikës. Mirëmbajtja tashmë ka filluar dhe shpresojmë që me një dinamikë të madhe të punëve të përmbyllet pjesa e parë, duke mos shkaktuar as pengesa apo vonesa për qytetarët që shfrytëzojnë ato rrugë.
• Sikur edhe paraprakisht, edhe në vitin 2018, për bujqit dhe fermerët, Gjilani ka dhënë dhe po jep maksimumin e përkrahjes – qoftë përmes subvencioneve vetanake nga buxheti komunal, qoftë përmes bashkëpunimeve të shumta me organizata ndërkombëtare dhe me organet tjera përgjegjëse të Qeverisë së Kosovës, duke iu dhuruar pajisje e makineri bujqësore, subvencionime në farë, në serra, dhe fusha të tjera. Përveç përkrahjes së kulturave tanimë tradicionale në Gjilan, po angazhohemi që Bujqësia të ketë qëndrueshmëri. Projekti me rrugë të arave ka vazhduar dhe besohet që këtë vit janë mbështetur në forma të ndryshme mbi 1500 fermer. Po besojmë shumë që ky vit të na gëzoj me rendimente të larta të grurit, përkundër që kemi paralajmërimet që ka qenë një kohë me të reshura të mëdha në kohën kur gruri ka dashur diell më shumë. Mbetemi me shpresë së bashku me fermerët që të kemi suksese.
• Përkundër reshjeve të mëdha që kanë përfshi komunën tone, veçanërisht reshjet e shiut, ne kemi bërë përpjekje maksimale që të minimizojmë. Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit është marrë me këtë me zyrtarët e saj, nën angazhimin e plotë të Zjarrëfikësve. Në këtë periudhë kohore kjo drejtori ka përgatitur njoftime për parandalim të inicimit të zjarreve dhe besojmë shumë që kujdesi qytetarë të jetë në nivelin maksimal.
• Falë gjithë këtij angazhimi të përbashkët, Gjilani po vazhdon të atraktojë biznese te reja. Kurse, në vazhdimësi është monitoruar performanca e PPP-ve dhe është hartuar plani për PPP-të të reja në interes së Komunës së Gjilanit. Vlenë të theksohet po ashtu puna që po bëhet me Komisionin Evropian për “Tregun e gjelbër”, dhe presim që të filloj puna atje dhe të krijohen kushte çfarë do të ndihmojnë tregtarët për aktivitetin e tyre, por njëkohësisht edhe për blerësit.
• Gjatë vitit 2018, kemi arritur që planifikimin për të hyrat ta ruajm në prag të knaqshëm. Bësojmë shumë që me pagesën ndaj Tatimit në Pronë të shënojmë hapa pozitiv. Apeloj edhe sot tek të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit, që të bëjnë pagesën e Tatimit në Pronë sepse ajo taks është investim kapital. Korniza Afatmesme Buxhetore për vitin 2019 – 2021 është duke u punuar në kuadër të qarkores që ka dërguar Ministria e Financave. Ne kemi të përcaktuar tashmë prioritetet tona janë të njohura, arsimi, shëndetësia, infrastruktura, bujqësia dhe mirëqenia që garantojnë edhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Gjilanit.
• Ngritje të volumit të punës, por që është përballuar me sukses, ka pasur edhe në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë. Numri i lëndëve të procesuara nga ky dikaster ka shënuar rritje në krahasim me vitin paraprak. Në këtë fushëveprimtari, janë kryer edhe një sërë procedurash për shpronsime për interesa të përgjithshëm, por edhe janë inicuar Faqe 6 RAPORT Janar – Qershor 2018 ndërrime të pronave në shërbim të investimit për qytetarin. Konform përgjegjësisë dhe kompetencës që ka kjo drejtori ka kryer jashtzakonisht shumë punë në hapjen e rrugëve për investim të projekteve të ndryshme.
• Drejtoria e Inspeksionit dhe ajo per Kulturë Rini dhe Sport, kanë marrë statusin e drejtorisë me vendimin e Kuvendit gjatë këtij viti dhe në këtë fazë menjëherë kanë filluar me punë dhe angazhime dhe tashmë kemi detyra të qarta dhe një autoritet në vete për të vepruar në fushën e përgjegjësisë që kanë këto dikaster. Po presim që të ktheneh në funksionalitet pas që deri më tani në organizimin e mëhershëm nuk është vërejtur ndryshim pozitiv. Në raportet që kemi pranuar por edhe në aspektin e punës janë duke u vërejtur ndryshime, në kuadër të efikasitetit të punëve dhe besojmë shumë që këto dy drejtori do ta dëshmojnë me punë kthimin e tyre.
• Në aspektin e prokurimit publik, procedurat e prokurimit publik kanë vazhduar konform planifikimit dhe inicimeve të drejtorive komunale. Janë projekte të shumta që janë udhëhequr procedurat, ka një sërë prej tyresh që janë në proces të prokurimit dhe një pjesë tjetër që do të shpallen konform planit të punës që Prokurimi Publik e ka dorzuar për vitin 2018.
• Ne vazhdojmë të jemi lider në aspektin e bashkëpunimit komunal me organizata dhe investitorë të huaj –duke qenë partner dhe nikoqir i shumë projekteve investuese dhe granteve përkrahëse nga USAID, BE, KfË, UNDP, si dhe Ambasadat e Qeveritë e vendeve mike si Austria, SHBA, Gjermania, Turqia, Zvicra, etj. Falë solidaritetit dhe përkrahjes edhe të mërgimtarëve tanë, Gjilani po vazhdon të atraktojë edhe investitorë potencialë private që po vijnë për të pare mundësitë e investimeve dhe kushtet e të bërit biznes në komunën tone. Tashmë e kemi të definuar edhe kalendarin e aktiviteteve për muajt e verës në kohën kur kemi bashkardhetarët në shtëpitë e tyre.
• Përveç këtyre që u thane më lartë, ky Raport Vjetor i Punës përfshinë edhe aktivitetetkyçe të zyrave dhe njësive tjera pranë Zyrës së Kryetarit, si dhe elaborime më të detajshme të punëve të secilës drejtori. Për të mos ju lodhur më shumë, unë ndava me ju vetëm disa nga pikat kyçe të punës së të përbashkët, duke ju lënë mundësinë që Raportin në fjalë ta lexoni e ta shqyrtoni sipas nevojave tuaja.
• Pra, në përgjithësi, periudha e parë e vitit 2018 ka qenë një periudhë me dinamikë, me ndryshime në udhëheqje të shumë dikasterëve dhe po punojmë bashkërisht që të jemi në hap me realizimin e projekteve dhe zhvillimit në Komunën tonë, në të gjitha sferat.
• Sidoqoftë, si gjithherë, ju falënderoj të gjithëve për punën, angazhimin, dhe kontributin tuaj në të mire të Komunës sonë dhe qytetarëve tanë. Për çfarëdo pyetje shtesë që mund të keni, ju lutem t’i adresoni ato tek ne dhe drejtoritë përkatëse për përgjigje ose shpjegime shtesë. Ju faleminderit, Lutfi Haziri Kryetar i Komunës së Gjilanit.
Për më tepër KLIKO KËTU
https://kk.rks-gov.net/gjilan/inc/uploads/sites/11/2018/07/Raporti-Gjashtemujor-2018-final.pdf