DYLON

Haziri ngushëllon familjen Lumi, me rastin e ndarjes nga jeta të regjisorit të madh, Bekim Lumi

Haziri ngushëllon familjen Lumi, me rastin e ndarjes nga jeta të regjisorit të madh, Bekim Lumi
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Lumi, me rastin e ndarjes nga jeta të regjisorit të madh, Bekim Lumi. Në telegram thuhet:

“E nderuara familje Lumi,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistit të madh të Kosovës, Bekim Lumi.

EkoHigjiena

Beka, qysh e kemi thirrë privatisht, do të kujtohet për sa të jetë jeta për kontributin e jashtëzakonshëm si regjisor, profesor e publicist dhe këto fusha, pa të, kanë me qenë më të mangëta.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqëve e kolegëve. I përjetshëm qoftë kujtimi për të.

Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegram.

Bekim Lumi
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.