INCIDENTET KRIMINALE
MASHTRIM
Rr. Gjinollëve,Gjilan 01.11.2014-13:30. Raportohet se pas hetimeve te zhvilluara me datën 14.11.2014 Njësiti policor ka identifikuar dhe arrestuar te dyshuarin mashkull K-Shqiptar i cili gjate intervistimit ka pranuar se i ka mare të holla në shumë prej 200 euro viktimës mashkull K-Shqiptar . Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Kamenicë 14.11.2014-03:20. Janë arrestuar tre të dyshuar një femër e dy meshkuj njeri Kosovar e tjetri shqiptar i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me te cilën udhëtonin është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit “Crvena Zastava” e cal.9 mm ,një karikator si dhe gjashtë fishekë të kalibrit të njëjte . Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fsh. Muqibabë 14.11.2014 -14:30 Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Serbisë dhe i njëjti pas kryerjes së obligimeve ne te holla te përcaktuar nga Gjykata, është liruar.
Fsh. Labjan, Novobërdë 14.11.2014-15:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet ne vuajtje te dënimit ne burgun e Gjilanit ne kohëzgjatje prej 23 dite.