Policia e Kosovës (PK), ka njoftuar se përgjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë ka ndodhur një aksident fatal.
Aksidenti fatal ka ndodhur në fshatin Pozhoran (Viti). Policia ka bërë me dije se vozitësja femër K-Shqiptare, me veturë, nga pakujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, vozitësja nga lëndime e marra ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Po ashtu përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar në statistikat policore edhe 26 aksidente trafiku me lëndime, ndërsa 32 aksidente të tjera me dëme materiale, por pa të lënduar.
Po ashtu, sipas policisë, janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 47 tiketa gjobitëse për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.
Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 22 persona, ku në mbajtje janë 14 prej tyre, ndërsa n ëvuajtje të dënimit 3.