Policia e Kosovës (PK), ka njoftuar se përgjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë ka ndodhur një aksident fatal.
Po ashtu përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar në statistikat policore edhe 12 aksidente trafiku me lëndime, ndërsa 18 aksidente të tjera me dëme materiale, por pa të lënduar.
Po ashtu, sipas policisë, janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 445 tiketa gjobitëse për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.
Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 17 persona, ku në mbajtje janë 14 prej tyre, ndërsa në vuajtje të dënimit 1.