Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se me 8 mars, ora 08:15 , Policia e Kosovës stacioni policor në Ranillug ka kryer një bastisje te i dyshuari, serb shtetas i Kosovës, në bazë të Urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan.
Gjatë bastisjes është gjetur :
• Një pushkë gjysmë automatike 7.62, dhe katër (4) copë fishek të kësaj pushke
• Një pushkë gjuetie të llojit Bokerica 12,MADE IN USSR
• 32 copë fishek të pushkës së gjuetisë 12 mm dhe
• 5 copë fishek për pushkë gjuetisë 16 mm
• Tri (3) thika të mëdha të kasapëve
• Nje (1) thikë bajonetë
• Një maskë mbrojtëse nga gazi
• Një jelek të gjuetisë për mbajtje të municionit
• Tre rripa për mbajtje të municionit dhe pajisje për pastrimin e armëve
• Një brisk që hapet dhe mbyllet
“Pasi i lartcekuri nuk kishte leje për mbajtje të këtyre armeve dhe pajisjeve të gjitha këto janë konfiskuar nga ana e Policisë së Kosovës. I dyshimti është sjell në stacion për procedurë të mëtutjeshme. Në lidhje me rastin është përpiluar një raport mbi bastisjen e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse i cili është dorëzuar në prokurori”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Prokurori është njoftuar lidhur me rastin dhe nga i njëjti është urdhëruar që rasti të kualifikohet si vepër penale “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa procedohet në procedurë të rregullt në gjykatë.