Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Ramë Buja nesër do të qëndrojë në komunën e Preshevës dhe do të zhvillojë takime me përfaqësuesit institucional dhe politik të kësaj komune.
Sipas burimeve të Titullit brenda qeverisë së Kosovës, ministri Buja kishte bërë kërkesën për vizitë në ditën sotme (e enjte), mirëpo për shkak disa kushteve teknike vizita e tij do të realizohet nesër (e premte).
Të njëjtat burime flasin se vizita e ministrit Buja do shoqërohet edhe nga njerëz tjerë të kabinetit të tij dhe përveç takimeve delegacioni do të qëndrojë edhe në një shkollë shqipe në Preshevë.
Vlen theksuar se sipas marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit vizitat e ministrave kosovar do të realizohen në Luginë me qëllim të identifikimit të disa problemeve të fusha të caktuara.
Pas vizitës së nesërme të ministrit kosovar, Ramë Bujan, të hënën pritet që Vlora Çitaku të qëndrojë në Bujanoc ku do të diskutohen integrimet shqiptare në institucionet shtetërore të Serbisë