(2LONLINE) – Vepra e Nijazi Ramadanit “Azgani – Ylber (i) ja”, financuar nga MKRS në botim të SHB “Rrjedha”, është vepra e dhjeta me radhë e këtij autori. Ramadani ka bërë emër në artin e jetës letrare e artistike. Ai tashmë ka krijuar imazhin e vet me numrin e veprave të botuara, të cilat janë pritur mjaft mirë nga lexuesit artdashës. Këto vepra të tij dramatike të autorit na dalin me tema të forta për një kohë të kaluar, e cila kohë është jona, por e nëpërkëmbur nga të tjerët.
Vepra më e re e këtij autori e botuar ditë më parë, të lë përshtypjen se ai po e gjurmon të kaluarën e popullit tonë me anë të shkrimeve të ndryshme të tij. Siç dihet, drama jonë ka vuajtur dhe ka pasur sfida të rënda jete.
Vepra dramatike “Azgani –Ylber(i) ja” e Nijazi Ramadanit, është një tekst dramatik, ku në vete ngërthen dy pjesë arti: e para është drama “Azgani”, që ka si paraqitje historinë e vuajtur të popullit tonë nëpër kohë, dhe, e dyta, është vepër – komedia “Ylber(i) ja, e cila shënon përpjekjet e autorit për të dhënë nga veti edhe të këtilla ngjarje si dramatike, por me qasje humori, që kjo “formë” del nga jeta jonë e përditshme.
Në dramën e parë, autori është munduar të paraqes kohën e mbijetesës e individit dhe shtypjen kombëtare në kushtet të një sundimi të huaj shekullor. Autori e përmend Urën e Maskatarit të Kazasë, kuptohet të Gjilanit. Kështu, drama përcillet “shpejt” dhe vije gjer të lufta e fundit, kur me ndihmën e NATs vjen liria e pritur me qindra e mijëra vjet më parë.
Qëllimi i dramës është që mesazhin që dërgon tek publiku të akceptohet sa më bindshëm që është e mundshme nga ana e tyre. Autorit për momentin aktual, i ofrohet skenës si “gjithëdijshëm” me njohje fiktivisht të realitetit të paraqitur, ai, interpreton dhe vlerëson, duke u fokusuar në ngjarjet dhe rrëfimet neutrale, sidomos për një sofistikë më të madhe, paraqet konfliktin e brendshëm të personazhit nën shtypje të vazhdueshme dhe mes të tjerëve, si konflikt që përballet me shtypjen, sakrificën, mbijetesën që mbetët një veprim taktik skenik për hapësirën jetësore, autori imazhet e tij i zhvendos në rrathë nëpër vetëdijen e disa fytyrave përmes imazhit të sjellë e thurura për ato, akte.
Drama përvijon të mbaj fabulën dramacitetin e ngjarjeve historike dhe intencën që të pasurohet, ose edhe të shqetësohet, të ndryshohet plotësisht veprimi dramatik i thjeshtë i dramë” Imazhi i përthyer dramatik sipas shijes së dikujt…”. Pra, rrëfimi i thjeshtë pason si intrigues që shprehte diçka tjetër nga ajo që ishte vetëm veprim fabulativ, dhe kishte trashëguar epopenë dhe mitin, që i ka pasuruar të gjitha elementet e epit, përpos kohën, në të cilën ndodh, nga se te epi përfundon, por këtu kemi në variantin në krijim e sipër, si zhanër i papërfunduar. Autori shpesh thënë formën e vjetër të kompozicionit( Akti I.II,III, duke u rikthyer imazhin për forma të reja aktin e IV,V,VI, mësuesi Musafi, dhe në aktin e VII,VIII… te imazhi I ri që sjellë në skenën e shfaqjes së ndaluar (Azgani, Nënëdilja, Arba(Hëna), Kryeplaku, etj.).
Për këtë vepër, mendimet e tij e ka shprehur kritikut dhe romancierit Biser Mehmetit.
Lingua drama- dramatizimi shtrohet nga prizmi i vërtetë” se gjuhën që e përdorin shkrimtari në vepra të tij është gjuhë e traditave dhe e vendit ku ata jetojnë, sepse është naiv se çdo gjë e shkruar në vepër është e vërtetë, ku vepra dramatike sikur edhe pjesa skenike komike “Ylber(i)ja, e formëson, ndikon në formulimin e gjuhës së vendit. Autori më shumë a më pak, është i prirë të ngrit një sistem të dialogizuar figurash të gjuhëve dhe stileve, konkrete dhe të pandashme nga gjuhët e personazhit dhe njohjes së vendit, ajo, jo vetëm që shpreh, por edhe vetë është lëndë e shprehjes si gjuha romaneske dhe autokritike.
“Përdorimi i trajtave dialektore gjatë dialogeve ndoshta është bërë më qëllim që të paraqitet gjuha që e përdorin banorët e trevave që ai i përshkruan. Leksiku, fjalori i pasur e mjaft shprehës dhe figurat e fuqishme, të një bote karakteristike, arrin ta shprehin botën subjektive të autorit dhe të zgjojnë mendime të thella e ndjenja të fuqishme te lexuesit”, ka cilësuar Mehmeti
Pjesa e dytë: Komedi “Ylber-(ja)”…?!
Në këtë vepër dramatike është edhe pjesa e dytë e dramës, komedia. Ky është një tekst prove dramatike, eksperimentale për faktin se ka ngjarje dhe “prodhim” të kësaj natyre të komedisë.
Në këtë zhanër të profilizuar si dramë komedi “Ylberja”, reflektohet problemi i trajtimit fabulativ dhe specia identifikimit të seksit dhe gjinisë asnjëjse në një realitet të demitiziar ballkanik dhe dhënia e një kuptimi të ri, ku autori përmes ironizimit, sarkazmës, përdhosjes, mohimit të identitetit të seksit dhe përbuzjes së personazhit kryesor Ylber-ja nga familja dhe rrethi social, si një qenie me seks të dyfishtë ose asnjejës, apo homo që në shoqërinë primitive ka qenë e ndaluar dhe e ndëshkuar, e cila trajtohet si një temë tabu në retrospektivë pa përfillur ndërsa në atë bashkëkohore është shndërruar në fenomen. Problemi i identifikimit të gjinisë dhe seksit është prezent qysh moti, por dikur meshkujt që kanë pasur guxim të deklarohen se janë të dashuruar në një mashkull tjetër, janë dënuar si nga ana e institucioneve fetare, familjare dhe shoqërore, po ashtu edhe nga shteti.
Komedia:“Më shumë se terapi” pikërisht e vë në pah problemin e identifikimit të gjinisë dhe seksit si një sterotip që ka ardhur nga produkti dhe fantazia “mitike”. Përhapjes së shpejt të këtij fenomeni i ndihmojnë edhe shumë faktorë si filmi, televizioni, teatri, interneti duke e pasur pas tyre një mbështetje të një makinerie të njerëzve me influencë materiale. Komedia “Ylber(ja)” hapet dhe përmbyllet një kaptinë e posaçme e dramës njerëzore me bazë reale në traditën dhe të sotshmen tonë sociale e familjare.
Në përgjithësi, autori ka bërë përpjekje të duhur të krijojë një vepër dramatike, e cila fushë është më e vështirë e shkrimit nga gjinitë letrare. Urojmë autorit të botojë edhe vepra të tjera.