Gjatë përballjes në debatin e zhvilluar në Beograd, Rama-Vuçiq hasën në shumë keqkuptime dhe orientime të ndryshme politike drejt integrimit në bashkimin evropian, qasjes ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në Jugë të Serbisë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk harroj të përmend edhe shqiptarët në jug të Serbisë duke orientuar të ardhmen në të mirë të qytetarëve qofshin atë serb apo shqiptar, shkruan Titulli.com.
“Besoj se në Kosovë dhe Serbi, prioriteti duhet të jetë që të bëjmë njëri-tjetrin të lumtur. Duhet të shqiptarët në jug të Serbisë dhe serbët në veri të Kosovës të jenë të lumtur, dhe të marrin fund këto diskutime”, tha mes tjerash Edi Rama.
Ndërsa Kryeministri Aleksandër Vuçiq është shprehur se kështu do të jetë më e lehtë për të zgjidhur problemet.
“ Ka shumë njerëz në Serbi që nuk e kuptojnë këtë që po them sot, madje do thonë “Vuçiç është mik i shqiptarëve”. Por ne nuk do të ndalojmë procesin e dialogut. Mendoj se duhet të gjejmë më shumë kompromise, në rast të kundërt të gjithë do të bllokohemi”, deklaroi Vuçiq.
Gjatë ditës së sotme Edi Rama do të takojë përfaqësuesit shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva./Titulli.com/