Policia e Kosovës DRP gjatë 24 orëve të fundit bashkë me inspektor të AVUK-ut kanë vazhduar me kontrollim dhe monitorim të zbatimit të masave anti COVID-19, në bazë të vendimit të qeverisë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se zyrtarë policor bashkë me inspektorë të AVUK-ut në vazhdimësi kontrollojnë zonat më të frekuentuara në qytetin e Gjilanit por edhe trafikun urban.
“Kontrollohen kryesisht personat që hasen pa maska pse edhe që nuk respektojnë orarin e lëvizjes apo edhe masën e vetizolimit, të gjithë ata që takohen se nuk u përmbahen këtyre masave ligjore ju shqiptohen fletëparaqitje sipas ligjit për masat anti COVID-19”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, gjatë 24 orëve të fundit, policia e Kosovës në zonën e DRP në Gjilan ka shqiptuar rreth 300 fletëparaqitje kundërvajtje për moszbatim të masave në bazë të vendimit të Qeverisë, ndërsa për kundërvajtje tjera 169 tiketa kundërvajtëse në komunikacion rrugor.
Për raste të ndryshme kriminale janë arrestuar dhe ndaluar në mbajtje 5 persona të përfshirë ne vepra penale. /2LONLINE.com/