Aktivitete javore në trafikun rrugor
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 24.11.2023-30.11.2023 në vazhdën e implementimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e shtatëdhjetë e tetë (1078) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i tetëmbëdhjetë (18) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
• Hetim i dymbëdhjetë (12) aksidenteve të komunikacionit me të lënduar,
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për pesëmbëdhjetë (15) ngasës,
Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan gjatë patrullimit me veturën me pajisje inteligjente ka shqiptuar edhe njëqind e tridhjetë e tri (133) gjoba, kundërvajtje këto të identifikuara nga pajisjet inteligjente.
Gjatë kësaj jave me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor tek nxënësit, njësite policore të Drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur ligjërata vetëdijësuese me tema për siguri në trafik në disa shkolla të regjionit të Gjilanit.
Njësitet policore të Drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet, njofton Policia e Kosovës. /2LONLINE/