Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave (28.04.2021 deri më 04.05.2021), në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 22 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 700 tiketa gjobitëse.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 22 aksidente trafiku, nga të cilat 13 me lëndime në njerëz, 9 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Zëdhënësi Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë 700 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, duke iu referuar të njëjtit raportit javor, në këtë rajon janë shënuar 25 incidente, ndërsa ka pasur 10 të arrestuar, të atyre që kanë ra ndesh me ligjin. /2LONLINE.com/