Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se. Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid-19, për periudhën kohore njëjavore (14 tetor 2020 – 21 tetor 2020), në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit, kanë shqiptuar 1 mijë e 298 fletëparaqitje për mos respektim të këtyre masave.
“Në raste të veçanta Policia e Kosovës po ashtu ka asistuar inspektorët sanitar Komunal, në kontrolle të lokaleve hoteliere të cilat janë takuar duke mos i përmbushur masat AntiCOVID-19, të kërkuara, nga ana e Qeverisë së Kosovës”, ka thënë zëdhënësi Hashani, transmeton 2LONLINE.com,.
“Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që t’i respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë. Ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani. /2LONLINE.com/