Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave (27 dhjetor–2 janar), në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 37 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 714 tiketa gjobitëse.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 37 aksidente trafiku, nga të cilat 12 me lëndime në njerëz, 24 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime si dhe një aksident fatal.
Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë 714 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.