Aktivitete javore në trafikun rrugor
Drejtoria Rajonale e Policisë, Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 13.12.2024 – 19.12.2024 në vazhdën e implementimit të planeve operative kanë shqiptuar njëmijë e dyqind e pesëdhjetë e tetë (1258) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i dymbëdhjetë (12) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• Hetim i nëntë (9) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për trembëdhjetë (13) ngasës.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, bëni kujdes për të siguruar sigurinë tuaj dhe të tjerëve në rrugë andaj mos përdor thuaj jo alkoolit, para dhe gjatë ngasjes së automjetit:
• Alkooli ulë përqendrimin dhe reflekset, duke rritur rrezikun e aksidenteve fatale!
• Mos e rreziko jetën tënde dhe të tjerëve!
• Alkooli dhe timoni nuk shkojnë bashkë!
• Alkooli zvogëlon aftësinë për të reaguar shpejt. Në timon, edhe sekondat bëjnë diferencën!
• Ngasja nën ndikimin e alkoolit mund të marrë jetë! /2LONLINE/