Kreu i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj iu është adresuar qytetarëve duke ua bërë me dije se çdo të mërkurë nga ora 16:00 deri në orën 18:00, së bashku me Deputeten Arta Bajralija, i mirpret në zyrën e Kryetarit.
Postimi i plotë:
Komuna është shtëpia juaj
Ashtu siç kemi premtuar përgjatë fushatës, ashtu do të veprojmë. Komuna do të jetë vendi i adresimit dhe gjetjes së zgjidhjeve për problemet tuaja.
Çdo të mërkurë nga ora 16:00 deri në orën 18:00, së bashku me Deputeten Arta Bajralija, ju presim në zyrën e Kryetarit.
Çdo problem e mundësi, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qëndror, do ta zgjidhim e do ta shqyrtojmë së bashku.
Ju mirëpresim!