Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ku është biseduar për projekte që janë duke u realizuar të dy komunat, si dhe për projektet e përbashkëta.
***
Kadri Rahimaj
Pata kënaqësinë që të pres në zyrë Kryetarin e Komunës së Gjilanit z.Alban Hyseni me ekipin e tij.
Diskutuam rreth projekteve që janë duke realizuar të dy komunat, si dhe për projektet e përbashkëta.
Nëpërmjet panaireve biznesore po mundohemi të bëjmë ndërlidhjen e bizneseve të të dy komunave, duke krijuar hapësirë promovuese për ta.
Takimet janë të vazhdueshme, ide për projekte e bashkëpunime të shumta.