Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se në mesin e 27 komunave, në projektin në vlerë prej 37 milionë eurosh, është edhe Komuna e Kamenicës.
Kryetari Rahimaj së bashku me Ministrin e MMPHI-së Liburn Aliu kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për projektin e banimit social i cili do të shërbenë për përmirësimin e kushteve të banimit për familjet me të ardhura në ulëta dhe të mesme.
Në kuadër të këtij projekti do të bëhet:
1.Ndërtimi i projekteve të reja për banim social,
2.Rinovimi i njësive ekzistuese të banimit social,
3.Rindërtimi apo rinovimi i shtëpive private për familjet e cenueshme.
“Qeveria e Kosovës së bashku me nivelin lokal, për zgjidhje të qëndrueshme dhe të ardhme të barabartë për të gjithë”-ka thënë Kryetari Rahimaj. /2LONLINE/