Rahim Salihi, i shoqëruari i deputetit Shaip Kamberi është emëruar Këshilltar i Grupit Parlamentar “REGJIONET EVROPIANE – VOJVODINA, SANXHAKU DHE LUGINA E PRESHEVËS”.
Ai ka qenë edhe në mandatin e kaluar së bashku me deputetin Kamberi.
Salihi e bëri këtë njoftim vet në Facebook:
Me propozim të kryetarit Kamberi e me mbështetjen e deputetëve nga Lista “SDA Sanxhak” dhe “Bashkë për Vojvodinën” jam emëruar sot Këshilltar i Grupit Parlamentar “REGJIONET EVROPIANE – VOJVODINA, SANXHAKU DHE LUGINA E PRESHEVËS”.
I privilegjuar t’i shërbejë Grupit të vetëm parlamentar të pakicave në Kuvendin Republikan e falënderues ndaj të gjithë deputetëve për besimin e dhënë.
Liria e barazia do të jenë synimi ynë i përbashkët.
Burimi: Titulli.com