DYLON

“Regjionet evropiane-Vojvodina, Sanxhaku dhe Lugina e Preshevës”, grupi i ri parlamentar në parlamentin e Serbisë

“Regjionet evropiane-Vojvodina, Sanxhaku dhe Lugina e Preshevës”, grupi i ri parlamentar në parlamentin e Serbisë
Avatar photo Redaksia

Sot në Serbi u u konsitua Kuvendi i ri i Serbisë, me ç’rast filloi afati kohor 90-ditor për formimin e Qeverisë.

Në zgjedhjet e fundit, u zgjodh si deputetë edhe Shaip Kamberi, nga lista “Koalicioni i shqiptarëve të Luginës” dhe ka fromuar geupin e ri parlamentar “Regjionet evropiane – Vojvodina, Sanxhaku dhe Lugina Preshevës”.

EkoHigjiena

“Grupi i ri parlamentar “Regjionet evropiane – Vojvodina, Sanxhaku dhe Lugina Preshevës” do të jetë grupi i vetëm parlamentar i përbërë nga pakicat nacionale. “Bashkë për Vojvodinën”, “SDA Sanxhak” dhe “Koalicioni i shqiptarëve të Luginës” do të bashkëveprojnë në kuadër të një Grupi të vetëm parlamentar të pakicave në betejën për liri e barazi”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Në mesin e listave që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë në legjislaturën e re do të jenë edhe: Lidhja e Hungarezëve të Vojvodinës (SVM) me pesë deputetë, Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit me tre, dhe SDA Sanxhak dhe Së Bashku për Vojvodinën me nga dy deputetë ndërsa “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” do të ketë një deputet.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.