“Shyqyr që ra kjo dekë e u pamë” thonin plakat e shekullit që shkoi. Medet për to! Ishte kohë e rëndë ajo kohë për loket tona.
Shkruan: Gani NEZIRI
Mirëpo, pa ra ndonjë “dekë” si kjo e politikës tonë kosovare, zor se do të kishim mësuar se mund të ndodhte në Kosovën tonë të dashur, të varfër, të dërmuar nga lufta e nga s’kamja që të ketë njeri i kësaj toke që për pagë mujore të merr hiq më pak se 5180 €uro?!
Ndërkohë që, një mjek specialist që shpëton jetë njeriu, që shëron plagë edhe në tru merr pagë mujorë rreth 700€uro. (Raftë shëndeti i tij në duar të mjekut për të kuptuar rëndësinë e tij).
Pastaj, për fatin e keq kombëtar, mësuesi i mjekut dhe i ati pehlivanit që merr 5180€uro pagë mujore invalidi i luftës që i fali gjymtyrët e trupit, që u ka mësuar të dyve shkrim leximin (për injorancë) merr pagë mujore më pak se 500€uro.
Tutje më pakuptueshëm tingëllon fakti kur invalidi i luftës që i ka falur pjesët e trupit vet lirisë së atdheut e lirisë së këtij populli merr si pagë 350€uro. Kurse bashkëluftëtari i tij që me pushkë në dorë, në dimër mes bore, në furtunë e acar ka bë rojë për mësuesin, për mjekun e për akademikun si dhe për atë gjysmë “shkollovanin” merr 29 herë më pak. Pra, veçse 175€uro. Turp o turp, shtetërorë e qeveritar!
E fatkeqësisht, edhe veteranët e rrejshëm marrin poaq, 175€uro. Por ama, të dihet një gjë, ata janë ajka e keqe e këtij populli që u kanë hyrë në hakë veteranëve të vërtetë. U kanë marr hisen e tyre!
A nuk është kjo me luajt mendsh ky popull i varfur?
E para se gjithash, me luajt mendsh ai që i merr at pagë prej 5180€uro!
Pleqtë e shekullit që shkoj thonin; “Peni këputet kur t’hollohet e zullumi këputet atëherë kur trashet”.
Pikëpyetje dhe pikëçuditjeje e madhe sa një kodër.
Athua vallë, si mund të arsyetohet kjo, parasë gjithash nga vet ky që i ka marrë 5180€uro?
Athua vallë, si mundën të arsyetojnë ata që ja dhanë?
Athua vallë, si mundën të heshtin deri sot ata që e ditën me kohë këtë fenomen dhe heshtën deri sot?
Në Kosovën tonë të varfër del dikush e ta shpif jo vetëm ditën e sotme por, gjitha ditët e tërë një viti ta shpif.
A patën fije fytyre e karakteri ai që i morri e ai që ja dha?
A e dinin këtë gjë kryeministrat e radhëve që shkuan? Si mund të lejohet e të justifikohet paga e kujtdo qoftë që të jetë më e madhe se e Presidentit të shtetit.
Më e madhe se e Kryeministrit. Më e madhe se e Kryeprokurorit.
E mbi të gjitha, më e madhe se e mësuesit që gjithë këtyre u ka mësuar të shkruarit shqip dhe tabelën e shumëzimit?
Me të madhe do të britja në qendër të Kryeqytetit; Po a ka udhëheqës ky vend, more heeeej?
A ka një të dytë që mund ta kuptoi këtë logjikë që mund ta përballoi këtë tërmet pagash ekonomiko financiare?
Më provokon dilema ime; si diti ta kërkoi këtë pagë prej 5180 €uro ky “patriot” .