Kryetari i Vitisë njofton shefat e grupeve të këshilltarëve komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19

Kryetari i Vitisë njofton shefat e grupeve të këshilltarëve komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira kanë pritur sot në takim shefat e grupeve të përfaqësuar në Kuvendin Komunal të Vitisë si: Ali Bajrami nga LDK, Mirlinda Sadiku-Tishuku nga LVV, Bekim Azizi nga PDK, Vehbi Rama nga AAK dhe Besim Ymeri nga AKR

Gjatë këtij takim kryetari Haliti ka paraqitur një informacion të detajuar mbi masat, aktivitet dhe veprimet që ka ndërmarrë komuna e Vitisë për menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi pandemik COVID-19.

Ai tha se gjatë luftës në parandalimin e këtij virusi Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) ka bashkëpunuar dhe po bashkëpunon me të gjithë që këtë situatë të menaxhoj sa më mirë të jetë e mundshme edhe pse theksoj se kjo komunë ka pasur edhe vështirësitë e veta pasi që ka qenë komuna e parë në Kosovë e prekur nga ky virus pandemik.

Megjithatë pos masave të parandalimit të përhapjes së virusit në fjalë kryetari Haliti ka folur edhe për pakot ushqimore dhe higjenike të cilët janë siguruar nga donatorë të ndryshëm për qytetarët me gjendje të rënduar financiare.

Kryesuesi Pira, potencoi se ai vazhdimisht ka qenë i njoftuar mbi situatën e krijuar në vend nga ky virus duke shtuar se është edhe në kontakt të vazhdueshme me këshilltaret e kuvendit komunal.

Ndërkaq këshilltaret u interesuan për gjendjen aktuale në komunën e Vitisë nga COVID-19 dhe shprehën gatishmërinë që të koordinojnë veprimet, vendimet në të mirën e qytetarëve vitias dhe të japin kontributin në përmirësimin e situatës.

Ndërsa në këtë takim ka marrë pjesë edhe Drejtoresha e QKMF-së, në Viti e cila i njoftoj ata lidhur me numrin të prekurve me COVID-19 dhe gjendjes shëndetësore të tyre por edhe me kushtet dhe nevojat që kanë stafi mjekësor në menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi pandemik.

KOMENTE