Hong Kong zyrtarisht ka kaluar New York-un n për t’u bërë qyteti me numrin më të madh të njerëzve të pasur në botë.
Sa i përket aziatikëve të pasur, duket se shumica e tyre jetojnë në Hong Kong. Sipas një raporti të ri nga firma e të dhënave, Wealth-X, Hong Kong ka më shumë njerëz – me pasuri të paktën 23 milionë funte, se çdo qytet tjetër.
Një total prej 10,000 banorësh kanë pasuri që i kualifikon ato si vlerë ultra e lartë-neto, krahasuar me rreth 9,000 banorë me vlerë ultra të lartë që jetojnë në Neë York City. Sipas vlerësimeve të vitit të kaluar, një në shtatë persona në Hong Kong janë milionerë, me më shumë se 1 milion milionerë që jetojnë në qytet.
Hong Kongu ka qenë prej kohësh një vend tërheqës për të pasurit. Arsyeja kryesore është sepse Hong Kongu konsiderohet ende një portë për në Kinë; është qyteti më i popullarizuar i vendit për biznesin ndërkombëtar, qendra kryesore financiare e Azisë, dhe konsiderohet ende si vendi më i mirë për rrjetëzimin dhe tregtim.
Hong Kong është gjithashtu tepër popullor me fillimin e bizneseve (start-up) dhe pronarët e rinj të biznesit, pasi është e lehtë dhe me kosto efektive për të filluar një biznes në qytet.