/2L ONLINE/ – Pas vizitës së kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Luginë të Preshevës, i cili u prit me parullat “Dua Abetaren time – Duam librin shqip”, nuk kanë munguar as reagime të tjera nëpër qytetet tjera shqiptare.
Nëpër qytetin e Tetovës, në të cilin studiojnë studentë nga të gjitha trojet shqiptare janë vërejtur posterë ku numërohen të gjitha panairet e librit shqip, ndërkaq në Preshevë, janë paraqitur figurativisht librat e burgosur. Në fund të tij shkruhet shkruhet “Liri për librin shqip!”.
Po ashtu një grup nxënësish nga shkollat e Mesme sot gjatë vizitës që i kanë bërë panairit janë paraqitur me pankarta në duar në mbështetje të lirisë së Librit në Luginë të Preshevës. /2L ONLINE/