QKMF-ja e Vitisë po përkrahet fuqishëm nga njerëz të vullnetit të mirë. Kësaj radhe një qytetar nga Komuna e Vitisë, që deshi të mbetej anonim për publikun, ka dhuruar një aparat oksigjeni për këtë qendër.
Këtë gjë e bëri të ditur sot Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Dr. Vjollca Kadolli-Halili.
Ajo falënderoi qytetarin për vullnetin e mirë por edhe të gjithë të tjerët të cilët po përkrahin fuqishëm këtë qendër në kohën e pandemisë.
“Humanizmi i njerëzve vullnetmirë ka qenë njëra ndër gjërat që na ka lehtësuar punën dhe sfidat me të cilat jemi përballur këto ditë. Falënderoj qytetarin i cili dhuroi sot një aparat oksigjeni me rrymë dhe i cili ka dashur të mbes anonim”, u shpreh drejtoresha Kadolli-Halili