Komuna e Vitisë dhe Programi të Drejtat Pronësore i financuar nga USAID-i me një ceremoni rasti kanë bërë lansimin e broshurave, ku qytetarët e komunës së Vitisë kanë mundësi të informohen mbi mënyrën e regjistrimit të drejtës pronësore.
Gjithashtu në qendër të Qytetit është vendosur një tendë ku qytetarët për së afërmi mund të informohen se si mund të regjistrohet prona e trashëguar, shitblerja dhe vendimi i gjykatës.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti falënderoj USAID-in për mbështetjen e dhënë sidomos në informimin e qytetarëve mbi të drejtat pronësore.
“Falënderimet ju takon USAID-it për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë dhe atë si komunë e parë që lanson këto broshura për të sensibilizuar opinionin vitias por edhe ata në nivel vendi”, u shpreh Haliti.
Ai tha se komuna e Vitisë po prinë për disa çështje si në të Drejtat Pronësore duke potencuar se si kryetar i kësaj komune do të jetë bashkëpunues me këtë projekt të rëndësishëm.
E Brain Kempel, Drejtor i Programit për të Drejtat Pronësore, tha se ky projekt financohet nga USAID-i dhe shtoj se në këtë drejtim ata po bashkëpunojnë me komunën e Vitisë duke shtuar që ata synojnë që qytetarët të shfrytëzojnë të drejtat e tyre ligjore për të regjistruar pronën.
Kurse Fatbardha Emini, Drejtoresh për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë tha se përmes këtij programi kjo komunë e ka vendosur në një theks të veçantë regjistrimin e të drejtave pronësore ke me të po bëhet një avancim që po vlerësohet lartë nga qytetaret duke potencuar se është shënuar progres në pjesëmarrje dhe rritjen e numrit të transaksioneve në këto dy vite të fundit.
Ndërkaq Emira Salihu nga Programi i të Drejtave Pronësore tha se në hartimin e këtyre broshurave ata kanë bashkëpunuar ngushtë me zyrtarët pranë Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë.