(2L ONLINE) – Në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve është diskutuar mbi punën e qeverisë komunale të Vitisë, konkretisht të drejtorive komunale. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka folur edhe rreth ngritjes së nivelit të ujit duke potencuar se fatkeqësisht kanalet janë të mbyllura me mbeturina. “Kanalet e ujit, prrockat janë fatkeqësisht të mbyllura me mbeturina dhe si pasoj shumë shpejt uji mund të dal në sipërfaqe e të shkaktoj vërshime. Ju bëjë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm e të mos hedhin mbeturina në të.
Njëherit ne jemi duke i shikuar mundësinë që të bëjmë një zgjidhje për prrockën e Kabashit për të parandaluar vërshime në qytetet” u shpreh Kryetari Haliti. Ai potencoi se qeveria Komunale e Vitisë është e përkushtuar që të bëjë pastrimin e këtyre shtretërve ku kalon uji.
Përndryshe, kryetari Haliti ka kërkuar nga Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës që të kërkoj nga përfaqësues të Kompanisë Regjionale “Hidromorava” që të bëhet furnizimi i rregullt i qytetarëve me ujë të pijes pasi që sipas tij kjo kompani ka obligim ndaj klientëve të saj.
Ndërkaq Drejtori për Arsim, Qahil Sinani përmendi se kjo drejtori ka paraparë në ditët në vijim të bëjë furnizimin e çerdhes “Gëzimi Ynë” me inventar të rijnë.
Ndërkaq Ajet Sallahu, Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit duke folur për legalizimin e objekteve në këtë komunë tha se deri me tani janë parashtruar 1100 aplikacioni për legalizim ndërkaq 900 prej tyre vetëm se janë futur në sistem.
Drejtori Sallahu tha se fatmirësisht është shtyrë afati për regjistrim dhe atë deri me 11 Qershor. Gjatë këtij takimi është folur edhe për punë të tjera. /2L ONLINE/