Në mungesë të interesimit të qytetarëve u anulua diskutimi publik rreth draft rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së subjekteve të bizneseve.
Ndonëse sot ishte e paraparë të mbahet diskutimi publik lidhur me draft rregulloren për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së subjekteve të bizneseve në komunën e Vitisë, kjo është anuluar në mungesë të interesimit të publikut.
Megjithatë zyrtarët komunal të cilët kanë propozuar edhe këtë dokument kanë pritur për disa minuta në sallë ku pritej të zhvillohej takimi por për shkak të numrit shumë të vogël të interesuarit diskutimi publik nuk u zhvillua fare.
Përndryshe drafte rregullorja për filmin dhe mbarimin e orarit të punës së subjekteve të bizneseve në komunën e Vitisë, ka qenë në fazën e shqyrtimit publik për 1 muaj ku qytetarët përmes ueb faqes zyrtare kanë mundur të njoftohen rreth kësaj draft dokumenti si dhe t’i dërgojnë komentet e tyre me shkrim qoftë në zyrën përkatëse ose edhe në email adresën zyrtare, thuhet në njoftimin e komunës. /2LONLINE/