(2L ONLINE) – Si duket pozitë e opozitë kanë filluar “përnime’ të fërkohen mes tyre, përmes deklaratave që i lëshon, herë njëra zyrë e herë tjetra. duke mos u kursyer as nga fjalori i tyre më i rëndë!
Fillimisht PDK kishte adresuar kritika në adresë të kryetarit, e bërë në emër të Grupit të këshilltarëve të PDK-së, (shih shkrimin: PDK: Lutfi Haziri nuk reagon si kryetar i komunë ndaj tragjedisë në Gjilan), pastaj ka ardhur kundër reagimi, nga Zyra për informim e komunës, (shih shkrimin Qyqarët edhe nga tragjeditë tentojnë të përfitojnë!), ndërsa tani kemi përgjigjen ndaj këtij reagimit të komunës, nga PDK, e bërë në emër të Grupimit të këshilltarëve të aj.
Përmes një komunikate për media, e bërë prapë në emër të Grupit të Këshilltarëve të PDK-së, në asamblenë komunale të Gjilanit, ky subjekt politik ka ashpërsuar gjuhën duke adresuar kritika në adresë të kryetarit të komunës së Gjilanit, madje duke e quajtur atë, ndër tjerash, edhe matrapazë.
Ja reagimi i dërguar nga PDK:
Një Matrapazë si Lutfi Haziri
Fatkeqësisht ky kryetar çfarë ka sot Gjilani, i ngjanë plotësisht një Matrapazi, i cili nuk zgjedhë asnjë rrugë dhe metodë për të përfituar financiarisht, e në këtë rast nga xhepi i të gjithë nxënësve dhe prindërve të Gjilanit.
Pas ngjarjes së tmerrshme ku humbi jetën një maturant i Gjilanit, ky matrapazë duke u munduar edhe të shfajësohet për përgjegjësinë që ka si kryetar komune, lidhur me organizimin e këtyre ekskursioneve të shfrenuara, dhe për sjelljen skandaloze të tij, ai reagon si çdo herë i viktimizuar kundrejt rivalëve politik.
Qytetarët dhe të gjithë prindërit e dinë shumë mire, se si është bërë nisja e nxënësve të Gjilanit për në këto ekskursione, ku është përdorur dhuna nga të dërguarit dhe mjeranët e kryetarit të komunës Lutfi Haziri, duke ia imponuar nxënësve autobusët e kompanisë jabanxhi nga Prizreni dhe me çmim më të lartë edhe pse ishte kompania nga Gjilani përfituese e këtij tenderi me çmimin më të ulët dhe që e kishte zgjedhur drejtoria e Arsimit.
Krejt kjo është bërë me qëllim të përfitimit financiar dhe në kurriz të prindërve dhe nxënësve të Gjilanit. Ky matrapaz çdo here ka përfituar nga fatkeqësitë me të cilat është përballur qytetari i komunës tonë, sikurse me rastin e tërmetit, i cili ka përfituar miliona euro, në këtë vit përmes disa tenderëve, po ashtu tentoi që edhe përmes vërshimeve të përfitojë 1.6 milion euro. Pra ky është matrapazi tashmë i njohuri i Republikës së Kosovës Lutfi Haziri.
Deri më tani, asnjëherë në Gjilan nuk ka ndodhur që në vend ngjarje, duke u nisur nxënësit për ekskursion, të ndërhyjë Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore e Gjilanit. për ta ndaluar dhunën e të deleguarve të kryetarit të komunës, të cilët me çdo kusht i detyruan nxënësit të udhëtojnë me kompaninë jabanxhi.
Ju, po mos të ishit një matrapaz, nuk do të kishit aspak fytyrë të dilni nëpër qytet, e sidomos të merrni pjesë në ceremoninë mortore dhe të shkoni në familjen e një nxënësi i cili humbi jetën tragjikisht, ku përgjegjësia për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtyre ekskursioneve bie drejtpërdrejt mbi ju si një kryetar, por fatkeqësisht ju jeni një matrapaz dhe nuk keni aspak fytyrë e as moral.
Ne si Grup i Këshilltarëve Komunal të PDK-së në Gjilan, kërkojmë nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Gjilan, që të hetojnë çdo detaj lidhur me rastin e humbjes së jetës së këtij maturanti, por njëkohësisht të hetojnë edhe të gjithë tenderët që i janë dhënë kompanive turistike për organizimin e këtyre ekskursioneve në Gjilan dhe gjithashtu kërkojmë që ta sqarojnë opinion lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në ditën e 21 shtatorit, kur janë nisur nxënësit për në Shqipëri. /2L ONLINE/