Nëse keni probleme me pagjumësinë, ideale do të ishte që ju të konsumoni një gotë me qumësht, e nëse ajo kombinohet me mjalt, efekti do të ishte i shkëlqyer.
Personat të cilët vuajnë nga çrregullimet e gjumit do të duhej që gjatë vaktit të fundit të ditës të shmangin djathërat e fortë, peshkun e thatë, të kriposur, apo të konservuar, sallamet, mishin e thatë, lakrën e thartë, ullinjtë, çokollatën dhe spinaqin.
Këto ushqime përmbajnë tiraminë, molekula e cila stimulon lirimin e norepinerfinës, stimuluesin e trurit i cili na mban zgjuar.