Me një veprimtari garuese nga arti pamor, kryesisht punime me motivacion eksponatet e muzeut dhe objektet e ndryshme të trashëgimisë kulturore, në Gjilan u shënua Dita Botërore e Trashëgimisë dhe Monumenteve të Kulturës, 18 prilli.
Zyrtarja e QRTK-së për muze, znj. Gjylshen Berisha, perms një fjale rasti, përgëzoi dhe falënderoi nxënësit e shkollës së Mesme të Artit Pamor në Gjilan si dhe studentën e Fakultetit të Edukimit, që me krijimet e veta dhe organizimin e një ekspozite të artit pamor, u bënë pjesë e shënimit të kësaj Dite si dhe që tash e tutje do të jenë “Miq të Muzeut të Gjilanit” duke shprehur besimin se shumë shpejtë edhe Kosova do të anëtarësohet në UNESCO.
Emrush Qamili, drejtor i Shkollës së Mesme të Artit Pamor në Gjilan, u zotua se viteve të tjera do vijnë dhe më të organizuar si dhe me më shumë punime në mënyrë që jo vetëm të vihet në pah talenti I piktorëve të ardhshëm të Gjilanit por, permskrijimeve të tyre, të përhapen dhe ruhen vlerat e trashëgimisë sonë kulturore.
Më pas, Juria në përbërje, Rasim Vllasaliu, Avni Behluli dhe Gjylshene Berisha, shpallën rezultatet e punimeve më të mira,
Vendi i parë i është dhënë Amir Kryeziut, vendi i dytë – Diana Ferës si dhe vendi i tretë – Fitore Huruglicës.Fituesit e kësaj gare u nderuan me mirënjohje dhe me libra nga fusha e trashëgimisë kulturore dhe letrare.
Me mirënjohje dhe libra u nderuan edhe Fakulteti I Edukimit në Gjilan si dhe Shkolla e Mesme e Artit Pamor.