Akademik Rexhep Qosja me rastin e 15 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga dhuna e përgjakshme e Millosheviqit, ka thënë se Kosova ishte e pushtuar që nga viti 1912 kur në Serbi kishte shumë, shumë Millosheviqa tjerë, jo më pak shtypës gjahtarë ndaj shqiptarëve sesa vet Millosheviqi.
Ai ka thënë se rruga që ka bërë Kosova gjatë këtyre viteve, prej qershorit 1999, kur u çlirua prej pushtimit serb nuk ishte e lehtë.
“Pamja e Kosovës, megjithatë është dukshëm më e mirë se ndonjëherë në historinë e saj”, ka thënë Qosja, transmeton Epoka e Re .
Ai ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet t’i zgjidhin çështjet që presin të zgjidhen, që Serbia si kusht për zgjidhjen e atyre çështjeve që presin të kryhen, ta njohë Kosovën shtet të lirë.