/2L ONLINE/ – Qendra e Mjekësisë Familjare “Ramiz Cernica” në Gjilan e ka zgjidhur sot problemin e ujit të pijshëm.
Ky problem është zgjidhur falë donacionit të organizatës “Patient Help Fund Kosova”, e cila ka financuar shpimin e pusit, e që kap vlerën e mbi 2500 euro.
Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Fejzulla Berisha, ka shprehur falënderimin për organizatën e sipërpërmendur, duke thënë se tashmë problemi i furnizimin me ujë në QMF “Ramiz Cernica” i takon të së kaluarës.
“Patient Help Fund Kosova” ka financuar edhe projekte të tjera të kësaj natyre në Gjilan. /2L ONLINE/