Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institucionet komunale në Viti, që nga dita e djeshme ka mundësuar që të ofrohen shërbimet me autoambulancë në Qendrën Mjeksore Familjare në Pozheran.
Drejtoresha e QKMF-së në Viti, dr.Vjollca Kadollit, ka theksuar se duke parë si shumë të nevojshme shërbimety e autoambulancës në QMF në Pozheran, që nga dita e djeshme është mundësuar një gjë e tillë.
“Jemi dakorduar me kryetarin e komunës dhe drejtorin e shëndetësisë që të dërgojmë një autoambulancë në Pozheran, e cila do të jetë në shërbim prej orës 08.00-15.00. Ky orar do të jetë tani për tani, me qenë se mungojnë kushtet teknike për orar të plotë. Mirepo, ne shpresojm që në të ardhmen e afërt të kemi një orar të plotë, ku do të kemi autoambulancën 24 orë në shërbim”, tha drejtoresha Kadolli.