Komuna e Kamenicës, përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi ka njoftuar qytetarët e Hogoshtit dhe fshatrave përreth se Qendra e Mjekësisë Familjare (QMF) në Hogosht, momentalisht nuk është në funksion për ofrimin e shërbimeve mjekësore për qytetarë.
Arsyeja e mosfunksionimit është për shkak se objekti i QKMF-së në Hogosht është duke u rinovuar.
Deri në rifunksionalizimin e objektit, qytetarët që kanë nevojë për shërbime mjekësore duhet të vizitojnë Zyren e Ofiqarisë në Hogosht, sepse ekipa mjekësore është duke i kryer aty shërbimet.
Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Kamenicë, Dritan Maliqi tha se shërbimet do të jenë të njëjta dhe stafi mjekësor do të jetë i pranishëm aty deri në rifunksionalizimin e objektit të QKMF-së.