Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në (QKMF) në Viti, ka pranuar një donacion nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, konkretisht kjo qendër ka pranuar maska, dorëza dhe syze mbrojtëse.
Me këtë rast, Hanife Jonuzi, drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Vjollca Kadolli-Halili, Drejtoresh e QKMF-së në Viti, kanë falënderuar atë për këtë ndihmë të ofruar në luftën kundër virusit pandemik.
Gjithashtu përfaqësuesi i FSK-së, ka potencuar së ata do të shikojnë të gjitha mundësitë që të ndihmojnë institucioneve shëndetësore që të mbrohen kundër virusit COVID-19.
Përndryshe FSK-së disa herë ka ndihmuar Vitinë me kapacitet e tyre. /2LONLINE.cxom/