Pas disa muajsh vonesë, Ministria e Shëndetësisë ka furnizuar Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Spitalet në vend me insulinë, medikament ky i cili është pjesë e terapisë kryesore për të sëmurët me diabet.
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan, janë dorëzuar 1 mijë copë insulinë për t’u shpërndarë më pas tek pacientët në nevojë.
Përgjegjësi i Barnatores më QKMF-në në Gjilan, Farmacisti Ismail Halili, thotë se kjo sasi mbulon rreth 40% të kërkesave të pacientëve, ndërsa janë vazhdimisht në pritje të ministrisë, për rritjen e sasisë.
Një nga pacientët, Shaqir Rrustemi nga Zhegra, i cili ishtë pranë barnatores së QKMF-së, thotë se iinsulina është e domosdoshme për të prekurit me diabet dhe mosinjektimi i insulinës si terapi për pacientët që vuajnë nga sëmundja e sheqerit mund të qojë në pasoja të mëdha nga rritja e sheqerit në gjak, përkeqësimi i gjendjes shëndetësore e deri në vdekje.
Ndërsa, sipas përgjegjësit të Barnatores më QKMF-në në Gjilan, Ismail Halili, në Qendrën Kryesore në Gjilan, kërkesat për këtë medikament jetik për diabetikët arrinë në afër 2700 copë, furnizimi behet nga Ministria pastaj shpërndarja e tyre bëhet në baza mujore.
Ismaili tregon se klasifikimi apo dhënja e insulinave tek pacientët bëhet në bazë të përshkrimit të mjekut, llojit të insulinës dhe sasisë së kërkuar, porse kërkesat janë vazhdimisht në rritje.
Ndryshe, diabeti është një sëmundje kronike, degjenerative e shkaktuar nga mungesa e insulinës për shkak të paaftësisë së trupit për të prodhuar insulinë në nivele normale apo për shkak të rezistencës së insulinës – një gjendje në të cilët qelizat e trupit rezistues ndaj insulinës përpiqen për rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak.
Janë të njohura lloje të ndryshme të insulinës terapeutik-e për përdorim në diabet, ato dallojnë në bazë të asaj sesa shpejt arrijnë efektin, për sa kohë zgjat efekti i tyre dhe në bazë të aftësisë së tyre për të reaguar në organizëm.
/Elife Sherifi/